Sport Ndërkombëtar

Angli – Iran, realizohen gjashtë gola  

Anglia dhe Irani do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Anglezët po fitojnë me rezultat 5:1 pas golit të realizuar nga Marcus Rashford në minutën e 70-të.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”, me fillim nga ora 14:00.

Ky duel është i vlefshëm për Grupin B në ‘Katar 2022’ dhe dy skuadrat kërkojnë ta nisin mbarë Kupën e Botës.

‘Tre Luanët’ janë favoritë për ta fituar duelin dhe synojnë të marrin tre pikët, ndërsa Irani kërkon të shkaktojë befasinë e parë.

/Shqip.com