Sport Ndërkombëtar

Angli – Hungari, formacionet zyrtare

Anglia do të zhvillojë ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve të Anglisë, kundër Hungarisë në Budapest.

Skuadra e Gareth Southgate luan katër ndeshje në Ligën e Kombeve këtë muaj dhe dy të fundit në shtator.

Ato janë ndeshjet e vetme para hapjes së Kupës së Botës kundër Iranit më 23 nëntor.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë.

Anglia: Pickford, Walker, Coady, Maguire, Alexander-Arnold, Bellingham, Rice, Justin, Bowen, Kane, Mount.

Hungaria: Peter Gulacsi; Adam Lang, Attila Szalai, Willi Orban; Loic Nego, Adam Nagy, Andras Schafer, Zsolt Nagy; Dominik Szoboszlai, Roland Sallai; Adam Szalai.

Ndeshja fillimisht ishte menduar të luhej me dyer të mbyllura, por federata hungareze ka lejuar 30,000 nxënës të shkollave të jenë dëshmitarë të ndeshjes, pasi nikoqirët u ndëshkuan për sjellje raciste./Shqip.com