Sport Ndërkombëtar

Angelino po largohet nga Leipzigu

Angelino

Leipzigu dhe Angelino janë afër t’i ndajnë rrugët.

25 vjeçari do t’i bashkohet Hoffeinheimit.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Hoffenheim po mbyll marrëveshjen me Angeliño. Marrëveshja me RB Leipzig është vendosur të përfundojë, detajet përfundimtare janë duke u diskutuar me lojtarin e interesuar për lëvizje. Angelino mund të prezantohet si lojtar i ri i Hoffenheim javën e ardhshme”, ka shkruar Romano.

Këmbëshpejti – luan si mbrojtës i krahut të majtë, teksa njihet për tiparet e tij në lojën sulmuese.

Në toal ai ka zhvilluar 68 ndeshje në Bundesliga – me Leipzigun, ndërsa ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar 11-të herë.

Paraprakisht, Angelino e kishte djersitur fanellën e Manchester Cityt, teksa nuk ka pranuar asnjë ftesë nga kombëtarja ‘A’ e Spanjës./Shqip.com