Rozë Ndërkombëtar

Angelina Jolie publikon librin që përkrah aktivistët e rinj

Angelina Jolie ka lançuar një libër të ri që mbron aktivistët e rinj në të gjithë botën që luftojnë për të “arritur një shoqëri më të barabartë”.

Aktorja 46 -vjeçare ndau imazhe nga lansimi i librit të saj “Know Your Rights: and Claim Them: A Guide for Youth”, i cili detajon të drejtat e fëmijëve dhe si të rinjtë.

Gjatë panairit të librit të saj, ajo nënshkroi kopje për fëmijët që rrinin në radhë në ngjarje dhe i’u tha fjalë motivuese gjithsecilit.

Në një postim në Instagram, Jolie përgëzoi të rinjtë për punën që nuk kanë arritur të rriturit, duke ndërmarrë hapa për të mbrojtur mjedisin dhe duke luftuar për t’i dhënë fund pabarazisë dhe diskriminimit, shkruan Harper Bazzar. 

Ajo gjithashtu pranoi fëmijët në kampet e refugjatëve dhe ata të kapur në konflikt “të cilët po mbajnë barrën e pasojave të atyre vendimeve të këqija”.

“Unë jam aq e frymëzuar nga të rinjtë në të gjithë botën që janë në vijën e parë të luftës për të drejtat e njeriut. Nga mbrojtja e mjedisit deri te luftimi i pabarazisë dhe diskriminimit, ata po ndërhyjnë për të bërë punën që duhet të bëjnë të rriturit”, ka shkruar ajo.

Fituesja e Oscarit ka qenë prej kohësh një aktiviste për të drejtat e njeriut, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.

Ajo vizitoi Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar për të diskutuar riautorizimin e Aktit të Dhunës Kundër Grave dhe reformat e FBI-së, duke përfshirë mbrojtjen më të mirë për fëmijët e abuzuar, mbledhjen e të dhënave të paanshme mjeko-ligjore, kujdesin ndaj traumave dhe trajnimin gjyqësor./SHQIP.com