Rozë

Angelina Jolie jep dorëheqje nga roli si ambasadore e OKB-së

Marrë nga BBC, Jolie gjatë misionit në OKB

Aktorja amerikane fituese e çmimit Oscar, Angelina Jolie, ka njoftuar se po largohet nga roli i saj si ambasadore e agjencisë së OKB-së për refugjatët UNHCR pas më shumë se 20 vjetësh.

“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, veçanërisht jetët që shpëton përmes ndihmës emergjente. Unë do të punoj tani me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur më drejtpërdrejt nga konflikti, që u japin zërin më të madh”, tha ajo.

Jolie nuk dha detaje rreth organizatave me të cilat po planifikonte të punonte.

Ndërkohë, UNHCR tha në një deklaratë se Angelina Jolie do të “angazhohet në një grup më të gjerë çështjesh humanitare dhe të të drejtave të njeriut”.

Në një deklaratë, agjencia e refugjatëve tha se Jolie ka punuar duke kryer më shumë se 60 misione në terren për të dëshmuar historitë e vuajtjeve, si dhe shpresën dhe qëndrueshmërinë.

/Shqip.com