“Ankthi i Arsenalit quhet Anfield”

Arsenali mbetet pa fitore në “Anfield Road” që nga viti 2012.
Londinezët janë deklauar nga skuadra e Liverpoolit, me rezultat 4-0, shkruan Shqip.com.
Në këtë takim, “The Reds” ishin më kërkues që nga fillimi, por “gardiani ” i Arsenalit, Aaron Ramsdale kishte një ndeshje të jashtëzakonshme.
Goli i parë në këtë takim u shënua pas 39 minutave lojë. Pas një krosimi të dhënë nga Trent Alexander-Arnlod, ishte Sadio Mane që e dërgoi topin në rrjteë.
Për Mane-n, ky ishte goli i shtatë në këtë sezonë në Premierligë.
Golin e dytë e shënoi Diogo Jota, pas një momenti magjik, ku e dribloi edhe portierien e kundërshtarëve.
Deri në fund të takimit, londinezët nuk arritën që ta realizojnë as golin e nderit.
Kurse, skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp shënoi edhe dy herë.
Fillimisht, realizoi Mohamed Salah, kurse më pas për epilogun përfundimtar u përkujdes, Minamino, ndërsa asistues për të ishte Arnold.
Me këtë fitore, Liverpooli gjendet në pozitën e dytë në ishull, me 25 pikë, katër më pak se Chelsea që është lidere.
Kurse, Arsenali është në vendin e pestë, me 20 pikë./Shqip.com