Lajme

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi kërkojnë që të rritet vigjilenca për lijën e majmunëve

Komisioni për Shëndetësi

Është ngritur si shqetësim mospagesa ndaj një mijë e 200 profesionistëve shëndetësor të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhim të pandemisë COVID-19, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Gjatë raportimit të këtij komisionit, anëtarët e këtij komisioni kërkuan që të rritet vigjilenca dhe përgatitjet për ballafaqimin me lijën e majmunit, një sëmundje e cila tashmë nuk prekur shumë vende të botës.

Anëtarë gjithashtu kërkuan që të ftohet për raportim, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe ai i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Nënkryetari i këtij  komisioni, Armend Zemaj, ka thënë se ka tre muaj që stafi mbështetës ishte angazhuar për menaxhim të pandemisë, por nuk janë paguar.

“E kam fjalën për mos pagesën e 1 mijë e 200 profesionistëve shëndetësor të stafit mbështetës që tre muaj edhe në takimet tona fizike e kanë deklaruar që kanë shprehur pakënaqësi dhe kanë shkruar email adresat zyrtare të krerëve që nënkupton edhe tek ju si kryetar e Komisionit.

Në kuadër të kësaj po propozoj që në takimin e radhës kurdo që mbahet ta ftojmë ministrin e Shëndetësisë. Ka kohë që nuk është paraqitur para Komisionit mos të them shumë kohë, po ashtu mos të them as në seanca plenare dhe po mendoj se është mundësia e vetme që përmes Komisionit ta ftojmë këtu dhe të shohim për mbarëvajtjen në sektorin e shëndetësisë….

Është edhe sëmundja e re që paraqitur nuk kemi ndonjë komunikim zyrtar të shohim se cilat janë përgatitjet e institucioneve të Kosovës të mos të kemi ndonjë befasi ashtu sicc po dëgjojmë nëpër vendet tjera”, u shpreh Zemaj.

Nga ana tjetër, Shemsedin Dreshaj foli për mospagesat e mjekëve dhe infermierëve për tre muaj, por ndër të tjera ka shpreh se Kosova teste PCR ka por nuk ka mostra për diagnostikimin dhe konfirmimin e lisë së majmunëve.

“1 mijë e 200 vetë janë 3 muaj ditë pa rroga….Pa marr parasysh që incidenca e lisë së majmunëve është e ulët në gjithë botën është një incidencë rapide e rritje pra do të thotë flasim dje kanë qenë 80 raste të konfirmuara sot në mëngjes janë 200 është rritje mbi qind për qind nuk dua të ngrisë panik por dua të bëjë një alarm në atë mënyrë që të përgatitemi për diagnostikim, por kemi por mostra nuk kemi për diagnostikim dhe konfirmim është problem”, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, u shpreh se në mungesë të një plani nga ana e bordit të ShSKUK-së, nuk po paguhen stafi shëndetësor i angazhuar në menaxhim të pandemisë.

“Politikat shëndetësor i bënë Bordi, i cili fatkeqësisht është marr vetëm me çështje që nuk i takojnë nuk është marr me çështje që duhet marr si e kanë a kanë pas nuk kanë pas plan dhe ne këtë ia kemi drejtuar ministrit, prandaj kërkoj një takim urgjent me ministrin sapo të vije që t’i adresojmë këto çështje…”, theksoi Shkreta./Shqip.com