Lajme

Anëtarësimi i Kosovës në KiE hyn në agjendë për të hënën

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka hyrë në agjendën e këtij institucioni për ditën e hënë.

Sipas publikimit të agjendës së Komitetit të Ministrave, bëhet e ditur se pika 2.4 do të jetë për aplikimet për anëtarësim.

Në bazë të kësaj agjende, nuk bëhet e ditur se për anëtarësimin e cilit shtet bëhet fjalë, por dihet se diskutimi do të mbahet nga ora 14:30.

Kujtojmë se pikërisht është Komiteti i Ministrave prej edhe ku nis faza e parë e anëtarësimit të një shteti në KiE.

/Shqip.com