Sport Ndërkombëtar

Andy Ruiz rikthehet në ring me fitore

Andy Ruiz

Andy Ruiz është rikthye në ring – me fitore.

Boksieri meksikan ka triumfuar ndaj Luis Ortiz – me vendim unanim të gjyqtarëve – 114-111, 114-111 dhe 113-112.

Ani pse Ruiz e “gjunjëzoi” kundërshtarin tri herë – ai nuk u dorëzua dhe “luftoi” deri në raundin e fundit.

Pas ndeshjes, Ruiz tha ndër të tjera se “unë nuk dua të pres. Duka të luftoj të paktën tre ose katër në vit. Unë jam i uritur, burrë. Dua të jem sërish kampion”.

Teksa, shtoi “kam punuar shumë për këtë luftë, sepse e dija se ai është një luftërtar dhe godet fort. Mendova se bëra një punë të bukur duke e përballuar presioni e tij dhe gjithashtu dola përpara”.

Për – 32 vjeçarin kjo ishte fitorja e 35-të në boksin profesionist, 22 nga të cilat i ka përfunduar me nokaut.

Teksa – ka vetëm dy humbje./Shqip.com