Sport Ndërkombëtar

Andy Murray zotohet se do të dhurojë paratë e çmimeve për të ndihmuar fëmijët ukrainas

Andy Murray

Andy Murray është zotuar se do të dhurojë të ardhurat e tij nga çmimet – për pjesën tjetër të vitit për të ndihmuar fëmijët e prekur nga pushtimi rus i Ukrainës.

Britaniku, ish-numër një në botë po punon me UNICEF-in për të ofruar pajisje mjekësore dhe kuti zhvillimi, raporton BBC.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës deri më tani ka bërë që më shumë se dy milionë njerëz të largohen nga vendi.

Ish-tenisti numër një i botës, Andy Murray

“Mbi 7.5 milionë fëmijë janë në rrezik nga përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë”, tha 34 vjeçari.

Fituesi tre herë i Grand Slam-it, i cili është ambasador i UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar, shtoi “është edukimi jetësor që vazhdon, kështu që Unicef po punon për të mundësuar qasje në mësim për fëmijët e zhvendosur, si dhe për të mbështetur rehabilitimin e shkollave të dëmtuara, së bashku me pajisje dhe orendi të zëvendësuara”.

Të martën, organet drejtuese të tenisit njoftuan një donacion prej 700 mijë dollarësh për të ndihmuar përpjekjet humanitare në Ukrainë dhe për të mbështetur Federatën e Tenisit të Ukrainës. /Shqip.com