Sport Ndërkombëtar

Andy Murray përshendetet nga “Australian Open”

Andy Murray

Vetëm dy gjiro. Kaq ka mundur të qëndroj Andy Murray në “Australian Open”.

Tenisti britanez është eleminuar nga japonezi Taro Daniel – në raundin e dytë të këtij komptecioni.

Murry ishte favorit në letër për shkak të përvojës së madhe në supe, por nuk arriti madje ta fitojë as edhe një set të vetëm (6-4, 6-4, 6-4).

Murray nuk kishte humbur kurrë më parë një ndeshje Grand Slam ndaj një kundërshtari të renditur aq poshtë sa Danieli 28-vjeçar – që është në vendin e 64 të ranglistës botërore.

Ish-numri 1 i botës nuk ishte aspak në element dhe nuk arriti që të këndellet për as edhe një moment.

Pas, ndeshjes Taro u shpreh se “të fitosh një ndeshje të madhe si kjo është e pabesueshme. Ishte një nivel i mrekullueshëm nga ana ime, po nervozohesha në setin e tretë”.

Humbja e Murray do të thotë që Dan Evans është britaniku i fundit që ka mbetur në teke – për meshkuj.

Duke marrë parasysh që Djokovic u detyrua të kthehej në shtëpi për shkak të thyerjes së rregullave(mos vaksinimi) dhe Federer që nuk ka marrë pjesë për shkak të lëndimit, favorit total mbetet Rafael Nadal.

Australian Open ka filluar me datë 17 janar dhe do zgjasë deri me 30 janar. /Shqip.com