Andorra – kampione në Divizionin C
Publikuar:
(18.07.2022 14:27:11)

Andorra e ka ngritur trofeun – e FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni C – që u mbajt në Prizren.
Në këtë kompeticion për grumposhat U-16, andorasit triumfuan në finale ndaj Armenisë me rezultat 84:65.
Dy çereket e para sollën një ndeshje interesante, por në pjesën e dytë u bë diferenca.

Kjo fitore ishte e pesta në po aq ndeshje të zhvilluara nga Andorra në këtë kompeticion.
Teksa, MVP i këtij turneu i është ndarë Gregori Mogojan të Armenisë./Shqip.com