Sport Shqiptar

Andin Lokaj përshëndetet me komentim në televizionin publik

Komentatori i mirënjohur kosovar, Andin Lokaj, është larguar nga televizioni publik i Kosovës (RTK).

Lokaj që është ndër komentatorët më të dashur për publikun kosovar e ka konfirmuar largimin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Të nderuar dhe të rrespektuar, këto ishin emocionet e mia të fundit pas 5 vjetësh në RTK.  Më nuk do të jem pjesë e televizionit publik. Ju dua dhe rrespekte“, ka shkruar Andin Lokaj, përcjell Shqip.com.

Lokaj që nga paslufta është komentator në platforma të ndryshme televizive në Kosovë.

/Shqip.com