Lajme

Andin Hoti emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Kryeminstri Albin Kurti dhe Kryesuesi i Komisionit për të Zhdukur, Andi Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, shkruan SHQIP.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës”.

“Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë, andaj është obligim i yni si Qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre. Për Qeverinë e Kosovës është e rëndësishme që të kemi një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat tona për ballafaqim me të kaluarën”, thuhet në njoftim.

Andin Hoti, është djali i Ukshin Hotit, intelektualit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare./