Andi Thaqi i Ulpianës fiton “Yllin e Javës”
Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë edhe këtë javë çmimin “Ylli i Javës”.
Kësaj radhe, ky çmim u dedikua për lojtarin më të mirë të xhiros së 33-të në kuadër të BKT Superligës.
Futbollisti fatlum është shpallur portieri nga radhët e FC Ulpianës, Andi Thaqi
Gardiani i portës së skuadrës lipjanase pati paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kundër Dukagjinit.
Ai pati disa intervenime bravuroze gjatë këtij ballafaqimi, duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por të cilat nuk mjaftuan që skuadra e tij t’i shmangej humbjes.
Në fakt, KF Ulpiana tashmë i ka humbur shpresat për mbetje në elitë, por me paraqjtjet e saj gjatë këtij edicioni ka fituar simpatinë e dashamirëve të futbollit.
Kjo është hera e parë që Thaqi dekorohet me këtë çmim simbolik. /Shqip.com