Rozë

Andi konfirmon ndarjen nga Melisa?

Andi Shehu dhe Melisa Lleshi

Andi Shehu dhe Melisa Lleshi, kanë qenë ndër qiftet që i kanë rezistuar daljes nga përputhen.

Ata të dy së bashku nga emisioni dolën si çift, mirëpo lidhja duket se nuk ju zgjati shumë.

Melisa, përmes një postimi në instastory ka bërë të ditur që lidhja e tyre ka përfunduar.

“E penduar deri në pikë të fundit. U kry.”, ka shkruar Melisa.

Gjithashtu ajo ka thënë se tashmë i ka ardhur fundi, dhe se nuk i intereson më.

“Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti”, thotë tutje ajo.

Ndërsa ndarjen tashme e ka konfirmuar edhe Andi.

Ish-konkurrenti i njohur ka hequr ish partneren e tij nga Instagrami, madje ka fshirë çdo foto të tyren nga i profilit të tij./SHQIP.com