Sport Shqiptar

Andi Hoti tregon arsyet që e bindën Interin ta mbajë atë në skuadër

Andi Hoti

Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje kosovare, Andi Hoti javë më parë nënshkroi kontratë profesionale me Interi, e cila do ta mbajë atë te “Nerazzurët” deri në vitin 2024, shkruan Shqip.com.

Në një intervistë për Klan Kosova, Hoti tregoi arsyet të cilat e bindën skuadrën italiane për ta mbajtur atë në skuadër.

“Më duket se kam luajtur mirë një sezonin me skuadrën U19 dhe i kam bërë disa lojë të mira”.

Mbrojtësi kosovar ishte pjesë e Interit edhe gjatë përgatitjeve për edicionin e ri, ku tha se mësoi shumë nga lojtarët e ekipit të parë.

“Ka qenë një shans i mirë për mua ta tregoj veten te trajneri i ri, kam mësu shumë sende nga Stefan de Vrij dhe Milan Skriniar”.

Ai beson se një ditë do t’i realizohet ëndërra që të luaj për ekipin e parë të Interit.

“Po, duhet të punoj ende më shumë, shpresoj të realizohet”, ka thënë 18-vjeçari.

Andi Hoti fillimisht ka qenë pjesë e grupmoshave të Zurich para se t’i bashkohej Interi në shtatorin e vitit 2020.

Falë paraqitjeve të mira me “Nerazzurët”, ai ka bindur drejtuesit e klubit të cilët edhe i kanë ofruar kontratë profesionale./Shqip.com