Rozë

Andi flet për herë të parë për ndarjen nga Melisa

Andi dhe Melisa nuk janë më bashkë, e një gjë të tillë e ka konfirmuar sot edhe vet Andi.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “E Diell” ku është bërë pjesë e një loje.

Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, e ka pyetur atë që të tregonte arsyen e vërtetë të ndarjes me Melisa Lleshin, me të cilën u njoh në programin e dashurisë.

Sipas tij, ata janë ndarë pasi kishin shumë kohë që ziheshin për budallallëqe, për fjalë goje.

“U ndamë se kishim shumë kokë që ziheshim për budallallëqe, për fjalë goje”, tha ai, ndërkohë Viola Spiro e pyet: “Të la ajo?”.about:blank

Andi nuk kthen përgjigje por shprehet se “për një vit rresht zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike”.

Kujtojmë se Andi dhe Melisa kishin planifikuar të martoheshin, por kjo gjë siç duket nuk do të realizohet.