Andi Artani tregon se me kë nga vajzat në “Përputhen 3 ” do të dilte në takim

Moderatori, Andi Artani po vazhdonë që ta këtë vëmendjen e publikut edhe pas daljes nga emisioni “Për’puthen”.
Ai mori famë nga lidhja me Jasminën që bëri bujë të madhe në rrjetet sociale me ulje-ngritjet e shumta.
Andi gjatë kohës sa ka qenë në emision ishte njëri nga djemtë më të pëlqyer nga vajzat, por fokusi i tij ishte të zeshkanja, Jamina Kadriu.
Ndonëse dolën çift nga emisioni, ata u ndanë pak ditë me pas duke bërë deklarata të ndryshme për njëri-tjetrin.
E teksa Jasmina ka treguar se ka nisur një lidhje të re, Andi vijon të jetë “single”.
E statusin e tij ai e ka treguar në një intervistë të fundit ku është pyetur se kush nga vajzat e këtij sezoni i pëlqen ish-konkurrentit?.
“Ritvanën se shumë e shkathët edhe Mikelën”, u përgjigj Andi.
Ndërsa i pyetur se kush është kopja e tij nga meshkujt këtë sezon ai tha se është problem të jesh kopja e tij, si dhe në fund ka përshëndetur Jasminën.
Ai është pyetur edhe për shoqërinë me Atdhe Xheravinën që tashmë dyshja nuk flasin.
“Shoqërisë me Atdheun çka i ndodhi?, ishte pyetja të cilës Andi iu përgjigj duke thënë: “Palidhje u kon e din ai vetë”./SHQIP.com