Rozë

Andi Artani me urim romantik për Gresën

Andi Artani dhe Gresa Hoti ishin pjesëmarrës në spektaklin e Big Brother Vip Kosova.

Ndonëse nuk shkuan në finale, Andi dhe Gresa gjetën dashurinë e tyre tek njëri-tjetri.

Madje, pas daljes nga shtëpia, çifti ka filluar pushimet e tyre në Marok.

Por, Andi Artani nuk i ka kursyer urimet për të dashurën e tij.

 “Dëshira ime për ty është që kurrë të mos kaloni në momente që vihet në dyshim ekzistenca e dashurisë dhe kujdesit të vërtetë e të pakushtëzuar. Ditëlindja më e lumtur për ty Amore. Gjithmonë më shumë se dje”, shkroi Andi krahas një postimi në Instagram.

Kurse, në komente Gresa iu është përgjigjur “Faleminderit shumë shpirt. T’du më shumë se dje”.

/Shqip.com