Rozë

Andi Artani dhe Rina Balaj bashkojnë forcat

Rina Balaj dhe Andi Artani

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ka njoftuar fansat e saj që ky vite do të jetë i saj, pasi që ka paralajmëruar shumë surpriza.

E gjithë kjo pasi që ajo do t’i lansojë disa këngë, e njërën prej tyre i ka bashkuar forcat me modelin, Andi Artani.

Ishte Andi ai që postoi një fotografi në Instagram ku tregojë se diçka e re është duke ardhur.

“Ishte ky momente kur e kupton që nuk jam duke fol me Rinën po Sasha Fierce”, ka qenë mbishkrimi i Andit në fotografi duke ju referuar ndryshimit të Rinës për projektin e ri muzikor.

Këngëtarja e njohur dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse në disa imazhe në të cilat shihet me flokë bionde dhe të gjata, ndërsa është e veshur me ngjyra bardhë dhe zi.

“Duke bërë kontakt me sy me ty 27.10”, ka shkruar Rina.

Projekti i saj i fundit është “Addiction” që deri me tani ka arritur të grumbullojë mbi 3.5 milionë klikime në ‘YouTube’./SHQIP.com