Sport Shqiptar

Andersen publikon listën e futbollisteve për dy ndeshjet e shtatorit

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave do të ketë sfidën e radhës në shtator.

Pak ditë para ndeshjes së parë trajnerja e Kosovës, Karin Anneli Andersen ka publik listën e futbollisteve që do të marrin pjesë.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve:

Dardanet do t’i luajnë ndeshjet e fundit në Grupin F të kualifikimeve për Botërorin 2023, kundër Armenisë, në “Fadil Vokrri” më 1 shtator, në orën 19:00 dhe kundër Polonisë si mysafire, më 6 shtator, në orën 18:30.

Kosova pas tetë ndeshjeve ndodhet në pozitën e parafundit me 4 pikë.

Dardanet janë grumbulluar sot, teksa të martën do ta mbajnë stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali./Shqip.com