Sport Ndërkombëtar

Ancelotti trajner i Brazilit, mësohet koha kur do ta fillojë punën

Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, ka zyrtarizuar emërimin e Fernando Diniz, për një vit, si trajner i përkohshëm i Përfaqësueses braziliane.

Që nga qershori 2024, trajneri që do të drejtojë “Seleçaon” do të jetë Carlo Ancelotti..

Trajneri aktual i Fluminenses do të kombinojë dy detyrat. Ai do të vazhdojë në krye të “Tricolor” nga Rio de Janeiro dhe do të drejtojë gjithashtu kombëtaren në datat e FIFA-s.

Diniz do të prezantohet për shtyp këtë të mërkurë në selinë e CBF në Rio de Janeiro.

“Fernando Diniz do të drejtojë ekipin e Brazilit për një vit. Jam i sigurt se do ta bëjë këtë me shumë profesionalizëm, siç ka qenë gjithmonë”, tha Rodrigues.

Trajneri, nga ana e tij, siguroi se zgjedhja është “një krenari dhe një nder”.

“Unë kam stërvitur disa nga lojtarët aktualë të Brazilit kur ata ishin më të rinj si: Bruno Guimarães dhe Antony. E kam ndjekur shumë rritjen e gjithë atij brezi”.

/Shqip.com