Sport Ndërkombëtar

Ancelotti: Skuadra është në gjendje të mirë

Carlo Anchelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti foli për situatën te skuadra e tij pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe prej kalendart të ngjeshur që ka pasur këto dite.

“Është shumë e rëndësishme të luash në shtëpi. Tifozët na ndihmojnë dhe na lejojnë të marrim maksimumin. Është një moment i rëndësishëm i sezonit, veçanërisht në kampionat, ku kemi pesë ndeshje radhazi para se të luajmë në Champions League. Ne duam të bëjmë mire, ekipi është i mirë. Edhe pse luajtën kohë shtesë të enjten në mbrëmje, lojtarët u rekuperuan shumë mirë. Stërvitja e mëngjesit të sotëm më la me përshtypje të mira”-tha italiani.

Më tej, i pyetur për gafat e Lunin në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, që në fund çoi në eliminimin e Real-it nga Kupa e Mbretit, Ancelotti u shpreh se pavarësisht gabimeve që bëjnë, i beson si atij ashtu edhe Kepa-s.

“Portierët bëjnë gabime, si Kepa dhe Lunin, por kjo nuk e ndryshon besimin që kam tek të dy. Debati është jashtë këtu te ju, por jo në dhomën e zhveshjes, atje nuk ka debat.”-shtoi kreu i stolit të “Los Blancos”.

/Shqip.com