Sport Ndërkombëtar

Ancelotti paralajmëron largimin nga Reali

Real Madridi do të përballet me Osasunën në finalen e Kupës së Mbrertit në Estadio de La Cartuja në Sevilla.

Los Blancos synojnë ta fitojnë trofeun e parë këtë edicion, teksa janë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por e ardhmja e trajnerit Carlo Ancelotti vazhdon të jetë ende e paqartë, përkundër se kontrata e tij me Los Blancos skadon në verën e vitit 2024.

Trajneri italian ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll, duke thënë se mund të jetë finalja e tij e fundit.

“Është gjithmonë emocionuese të luash në një finale, pjesërisht sepse në fund të mendjes sime po mendoj se mund të jetë e fundit. Do ta shijojmë si të ishte e fundit. Kjo është ajo që i kam thënë lojtarëve sepse është një ndeshje e veçantë”, tha ai.

/Shqip.com