Sport Ndërkombëtar

Ancelotti: Në skuadër nuk ka eufori

Carlo Ancelotti

Në Champions u kualifikuan tutje dhe në La Liga nuk po e lëshojnë frontin.

Suksesi i faturohet Carlo Anceltottit.

Trajneri i Real Madrid,– ka folur për rikthimin e jashtëzakonshëm – që skuadra e tij e bëri kundër PSG-së.

Në prag të takimit ndaj Mallorcas, Anchelotti tha se përballja ndaj parsienëve ka qenë shumë emocionuese – por nuk duhet pasur eufori.

Ancelotti: "It was an even match; Barcelona were not superior" | Marca
Carlo Ancelotti

“Ka domethënie shumë. Veçanërisht mjedisore. Ne kemi parë emocionin që skuadra u ka dhënë tifozëve dhe atë që ata i kanë dhënë ekipit.

Ka qenë shumë bukur dhe shumë e rëndësishme. Ne e dimë se atmosfera në Bernabeu do të na ndihmojë dhe shumë i lumtur për Real Madridin”, tha fillimisht trajneri italian – në konferencën për media.

Carlo – po ashtu shtoi se “në skuadër nuk ka eufori. Ne kemi fituar dhe jemi ende në Champions League. Nesër është një tjetër lojë, një tjetër kompeticion. Jemi mësuar të shohim përpara. Është historia e këtij klubi, duke pritur me padurim edhe pas fitimit të titujve. Ne kemi fituar vetëm një ndeshje”.

Madrilienët janë në vendin e parë të La Ligës – me 63 pikë të grumbulluara.

Three answers and three questions from Real Madrid's win over PSG -  Managing Madrid
Real Madrid – PSG

Tetë më shumë se Sevilla që gjendet në vendin e dytë.

Teksa, 15-të më shumë se Barcelona – që renditet e katërta – me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Deri në përfundim të këtij kampionati në La Liga – kanë mbetur edhe 11-të xhiro. /Shqip.com