Sport Ndërkombëtar

Ancelotti “ndjek” Zidanen

Carlo Ancelotti është në “ndjekje” të Zinedine Zidane. Sigurisht, trajneri italian është ndër më të suksesshmit në historinë e futbollit botëror, me trofe të fituar kudo që ka drejtuar. Por jo aq sa Zidane në bankinën e Real Madrid.

Francezi, brenda pak vitesh, ia doli që të fitonte 11 trofe me fanellën e skuadrës madrilene. Ancelotti është i ndalur në kuotën e nëntë trofeve dhe në këtë edicion mund të luftojë për dy të tjerë. Një prej tyre është nesër, finalja e Kupës së Mbretit ndaj Osasunës, ndaj po trajtohet me rëndësi të madhe nga klubi dhe vetë tekniku.

Trofeu tjetër është ai i Ligës së Kampioneve, ku më parë fituesit në fuqi duhet të mendojnë të kalojnë në gjysmëfinale Manchester Cityn. Nëse i fiton të dy, Ancelotti barazon Zidanen në listën e të gjitha kohëve për Realin, me vetëm një trajner që ka bërë më mirë, legjendari Miguel Munjoz i cili fitoi 14 trofe në vitet ’60-’70.

/Shqip.com