Sport Ndërkombëtar

Ancelotti mbron Viniciusin: I gjithë stadiumi e thërriste majmun, çmenduri

Real Madrid humbi nga Valencia (1-0) dhe kjo i kushtoi me vendin e dytë në La Liga, -1 pikë në raport me Atletico Madrid. Fundi i sfidës u shoqërua me kaos dhe tension ku munguan as kartonët, me Vinicius Jr që u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi kundërshtarin.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk e priti mirë atë që ndodhi në fundin e sfidës duke mbrojtur lojtarin e tij i cili gjatë gjithë sfidës ishte në shënjestër të tifozëve duke e ofenduar në kor.

“I gjithë stadiumi bërtiste majmun ndaj Vinicius. Kanë nisur me ofendime që nga minuta e parë. Ajo që ndodhi këtu është më të vërtetë një mëkat. Këto episode racizmi nuk duhet të ndodhin, mendoj që Liga ka një problem shumë serioz në këtë sens. I thashë Vinicius nëse dëshironte të vazhdonte, më pas i thashë që nuk është ai problemi, në të tilla raste ndeshja duhej ndërprerë. Nuk dua të flas fare për futboll, janë shumë i acaruar”, ka thënë Ancelotti.

/Shqip.com