Sport Ndërkombëtar

Ancelotti i matur para ndeshjeve me Chelsean

Real Madrid do të përballet të mërkurën me Chelsean, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Champions League. Në prag të këtij takimi, ka  folur për mediat trajneri i Los Blancos, Carlos Ancelotti.

“Ata kanë një ekip të nivelit të lartë, por tani nuk po argëtohen. Ndoshta kjo është arsyeja pse motivimi i tyre nesër mund t’i shtyjë të japin gjithçka. Unë jam i trishtuar për momentin e tyre, natyrisht, sepse në dy vitet që kam drejtuar atje, kam kaluar shumë mirë, kam kujtime të shkëlqyera”, ka thënë Ancelotti.

“Unë jam tifoz i Chelseas. Nëse mund të kthehem atje? Jo, shpresoj që Lampard të bëjë një punë të mirë me ta. Ai ishte një futbollist i madh, ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe mund të bëjë shumë mirë edhe si trajner”.

“Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë. Ka një motivim të madh në këto lojëra, Chelsea ka një skuadër të nivelit të lartë. Ne do të përpiqemi të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë siç bëmë kundër Barcelonës. Është një rund 180 minutësh, vendimtar, duhet t’i menaxhojmë si duhet të dyja ndeshjet”, ka shtuar strategu italian.

/Shqip.com