Sport Ndërkombëtar

Ancelotti i kërkon Perezit transferimin e mbojtësit të Napolit

Prezantimi i Carlo Ancelottit te Real Madrid

Trajneri i ri i Real Madrid, Carlo Ancelotti i ka kërkuar Florentino Perezit transferimin e Kalidou Koulibaly nga Napoli, shkruan Shqip.com.

Skuadra italiane ka bërë të ditur se mbrojtësi senegalez është në shitje këtë afat kalimar, dhe do e shesin lojtarin nëse vjen ndonjë ofertë e bindshme për të.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Ancelotti e njeh shumë mirë 30-vjeçarin dhe dëshiron ta ketë në planet e tij.

Kalidou Koulibaly

Largimi i Sergio Ramos dhe Raphaël Varane nga Los Blancos ka lënë hapsira të mëdha në repartin defanziv, derisa Koulibaly po shihet si mbrojtësi adekuar për të plotësuar boshllëkun e lënë nga dyshja.

Napolitanët kërkojnë 60 milion për kartonin e mbrojtësit, e që kjo shumë nuk pritet të jetë problem i madh për skuadrën mbretërore.

Nëse veç arrihet një marrëveshje mes dy palëve, senegalezi pritet të nënshkruaj kontratë tre-vjeçare pasi së fundmi ka mbushur 30 vjet./Shqip.com