Ancelotti e la jashtë skuadrës, Odegaard pranë transferimit në Angli

Carlo Ancelotti nuk e futi në listën e lojtarëve të ftuar për kampionat, duke lënë të kuptohet se Martin Odegaard nuk do të jetë në planet e tij, shkruan Shqip.com.
Pikërishtë për këtë arsye, menaxherët e norvegjezit kanë udhëtuar drejtë Londrës, aty ku u takuan me drejtuesit e Arsenalit të cilët janë të interesuar ta rikthejnë sërish në “Emirates Stadium”.
Odegaard ishte në huazim te “Topçinjët” në gjashtë muajt e parë të këtij viti, për të nisur pastaj fazën përgatitore te Real Madrid nën drejtimin e Ancelottit.
Por, ai nuk arriti ta bind teknikun italian për të qëndruar në Madrid, ndaj opsioni i tij i preferuar është pikërishtë rikthimi në Londër.
“Los Blancos” e vlerëson 35 milionë euro kartonin e lojtarit, ndërsa janë të hapur edhe për një tjetër huazim një-vjeçar, por me kushtin që blerja të bëhet e detyrueshme verën e ardhshme.
Kjo pasi klubi mbretëror ka nevojë për fonde që të tentojë blerjen e Kylian Mbappes gjatë kësaj vere.
Martin Odegaard u transferua te Real Madrid në verën e vitit 2014, kur ishte vetëm 15-vjeçar dhe konsiderohej si një nga talentët më premtues./Shqip.com