Ancelotti e konfirmon largimin e Bale nga Real Madridi gjatë verës
Aventurës së Gareth Bale në “Santiago Bernabeu” po i vjen fundi.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, konfirmoi të hënën se Bale do të largohet nga klubi sapo t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni.
“Bale ka pasur lëndime, pastaj kontrata i skadon, ai mund të mos e këtë pasur motivimin e duhur, por ai dëshiron t’i japë fund kohës së vet këtu. Është e rëndësishme për Bale që ta mbarojë mirë karrierën këtu ”, tha Ancelotti për 32-vjeçarin.

Bale nënshkroi marrëveshje të re me Madridin në vitin 2016, duke i fituar mbi gjysmë milion euro në javë.
Por, lëndimet e vazhdueshëm bënë që ai të mungojë pjesën më të madhe të kohës.
Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe klubi nuk i ka bërë ofertë për të vazhduar.
Bale ka qenë pjesë e “Mbretërve” që nga viti 2013.
Gjatë kohës në Real Madrid, reprezentuesi i Walesit është shpallur dy herë kampion i La Ligas dhe ka fituar katër trofe në Ligën e Kampionëve./Shqip.com