Sport Ndërkombëtar

Ancelotti do të shkruajë historinë, nëse e shpallet kampion në Spanjë

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, është në prag të shkruajë historinë, si trajneri i parë që ka fituar titullin e Ligës në Spanjë, Itali, Angli, Francë dhe Gjermani.

Askush nuk e ka arritur kurrë më parë të fitojë pesë titujt e ligave më të mëdha evropiane mëdha evropiane.

This image has an empty alt attribute; its file name is Anchelotti-1024x546.jpg

62-vjeçari praktikisht siguroi La Liga-n me Real Madridin falë një fitoreje 3-1 si mysafir ndaj Osasuna-s.

Skuadra nga kryequteti spanjoll kryeson La Ligan me 78 pikë të grumbulluara, 17 pikë më shumë se rivali më i afërt Atletico Madrid që gjendet në vendin e dytë.

Kjo është hera e dytë që italiani po merr drejtimin e “Madrilenëve”.

Edhe pse ai kishte fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Mbretit me Real Madridin në sezonin 2013-15, ai kishte dështuar ta rrëmbente La Ligan.

Ancelotti e filloi këtë numër të jashtëzakonshëm të titujve të ligës evropiane me triumfin e Milanit në Serie A në 2003-04.

Chelsea ishte i radhës me trofeun e Premier League në sezonin 2009-10.

Franca e pasoi dhe ai e çoi Paris Saint-Germain në fitoren në Ligue 1 në 2012-13.

Ndërsa, edhe pse përvoja në Bayern Munich përfundoi keq, ai fitoi Bundesligën në 2016-17.

Ancelotti completa con la Bundesliga il poker dei grandi scudetti europei -  Carlo Ancelotti

Ancelotti po ashtu ka fituar gjithashtu Ligën e Kampionëve në tre raste, Kupën e Botës për Klube dy herë, Kupën FA, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, tre edicione të Superkupës së Evropës dhe dy Superkupat e Gjermanisë./Shqip.com