Sport Ndërkombëtar

Ancelotti e nis finalen me “formacionin e zakonshëm”

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka vendosur të mos bëjë shumë ndryshime – nga formacioni i sezonës së kaluar – në finalen ndaj Eintracht Franfurt.

Në këtë takim që nis me fillim nga ora 21:00, strategu italian ka vendosur të luaj me rreshtimin 4-4-2.

Sulmi përbëhet nga Karim Benzema dhe Vinicius Jr, kurse do të ndihmohen nga Valverde.

Teksa, në bankën rezervë kanë mbetur Eden Hazard dhe Rodrygo.

Në anën tjetër – Frankfurti do e nisë takimin me formacionin e mëposhtëm.

“Los Blancos” e kanë fituar katër herë këtë titull, ndërsa skuadra gjermane – asnjëherë.

Fusha e gjelbër do jetë dëshmia më e mirë, njëra skuadër do largohet nga stadiumi me trofe, tjetra me duarthatë./Shqip.com