Analistja franceze: “Kosova është vend ortodoks serb, u kolonizua nga myslimanët shqiptarë”
Analistja franeze, Marion Marechal Le Pen, në një postim në Twitter e ka paraqitur Kosovën si territor historikisht ortodoks serb.
Marechal, e cila drejton Institutin e Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Politike në Lyon, pretendon se Kosova është kolonizuar prej vitesh nga myslimanët shqiptarë, përcjell Shqip.com.
Këto deklarata i ka bërë derisa ka komentuar zhvendosjen e myslimanëve në Francë, pasi sipas saj, “është situatë e njëjtë me Kosovën”.
“Është demografia ajo që bën histori, vetëm shikoni Kosovën. Ky vend me mbizotërim ortodoks serb është kolonizuar për dekada nga shqiptarët myslimanë”, ka shkruar Marechal.
C’est la démographie qui fait l’histoire, il suffit de regarder le #Kosovo. Ce pays majoritairement serbe orthodoxe a été colonisé pendant des décennies par des Albanais musulmans. #IFEP pic.twitter.com/c9HbId7MtZ
— Marion Maréchal (@MarionMarechal) October 10, 2021
Marion Marechal është mbesa e ideologes së ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen./SHQIP.com
