Lajme

Analisti amerikan: Marrëveshja ka shumë boshllëqe

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins.
Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins.

Analisti amerikan dhe ligjëruesi në universitetin “Johns Hopkins”, Edward Joseph tha se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe se fokusi duhet të jetë në zbatim.

“Këtu në Prishtinë, në Serbinë fqinje, dhe të gjithëve na preokupon një pyetje, dhe ajo është si të funksionojë marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për të cilën po flasim është dakorduar në dy lokacione, në dy data, në Bruksel, më 27 shkurt, marrëveshja bazë dhe më pas aneksi, i rënë dakord në Ohër më 18 mars. Marrëveshja e cila u negociua me mbështetje intensive të BE-së dhe SHBA-së, me harmonizim të plotë mes SHBA-së dhe BE-së, me një qëndrim të përbashkët nga zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, se kjo marrëveshje është në fakt ligjërisht e obligueshme, të gjitha dispozitat e saj janë ligjërisht të obligueshme, dhe se përpjekja dhe fokusi do të jenë në zbatimin”, ka thënë ai në tryezën e organizuar mes Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”.

Joseph ka deklaruar se në këtë marrëveshje ka shumë boshllëqe dhe detaje të paspecifikuara.

“Tani, këtu qëndrojmë formalisht. Realiteti joformal dhe kontekstual, i njohur nga të gjithë në këtë sallë, dhe nga miqtë dhe kolegët tanë gjetkë në Kosovë dhe në Beograd, të gjithë i dinë sfidat e mëdha. Numër një, paqartësia e vetë marrëveshjes. Fakti që ka boshllëqe, ka elementë që nuk specifikohen, detaje të paspecifikuara, paqartësi që krijojnë pikëpyetje, ky është numri një. Numri dy është, natyrisht, statusi i marrëveshjes, fakti që ajo nuk u nënshkrua, fakti që nuk pati shtrëngim duarsh mes palëve dhe kontekstualisht, fakti që dëgjojmë një rrjedhë negativiteti për marrëveshjen, që sigurisht nuk është inkurajuese, dhe jo ajo që është standarde në çdo negociatë të suksesshme ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

/Shqip.com