Analisti amerikan, Hartwell: BE po e shtyn hapur Kosovën që ta zbatojë Marrëveshjen e Asociacionit
Analisti në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane me qendër në Washington, Leon Hartwell, ka komentuar vizitën e fundit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropain për bisedimet Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak.
Harwell ka thënë se risia në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është se Bashkimi Evropian po e shtyn hapur dhe disi në mënyrë agresive Kosovën që të zbatojë Asociacionin e Komunave Serbe.
“Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se kjo do të kontribuonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, ka thënë Hartëell për Zërin e Amerikës, transmeton Shqip.com.
Hartwell ka vlerësuar se arsyeja kryesore për mosmarrëveshjen e vazhdueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm të mobilizojë mbështetjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës.
“Vuçiq mund t’i japë fund mosmarrëveshjes me Kosovën nesër, nëse do të kishte vullnet për ta bërë këtë, por nuk do ta bëjë, sepse mendon se do të përfitojë nga kjo. Ai duket se është i kënaqur me status quo-në aktuale,” tha Hartwell.
Duke folur rreth vizitës së zyrtarëve perëndimorë Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se opinioni ka përshtypjen se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë Serbe që është një nga obligimet e autoriteteve të Kosovës sipas Marrëveshjes së Brukselit, është kusht i domosdoshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.
“Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se kjo do të kontribuonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Pra, në njëfarë mënyre, Bashkimi Evropian i dha mundësinë Presidentit të Serbisë por Vuçiq, si arsyetim për bllokadën aktuale të dialogut, e ka Kurtin të mos bashkëpunojë. Unë nuk mendoj se është e dobishme dhe nuk është shkaku kryesor i ngërçit në bisedime,” tha Hartwell.
Ai shtoi se derisa Bashkimi Evropian fajëson Kosovën për mungesën e progresit në dialog, opinioni hesht për “autoritarizmin gjithnjë e më të theksuar” të Vuçiqit.
“Si dhe militarizimi i përshpejtuar i Serbisë, mbështetja e pakushtëzuar për Kremlinin pavarësisht asaj që ndodhi në Gjeorgji dhe asaj që po ndodh në Ukrainë, por edhe mosgatishmëria për të dënuar Kinën për gjenocidin e kryer kundër pakicës ujgure”, tha Hartwell, duke shtuar se atje. ishin stërvitje periodike të përbashkëta ushtarake të Serbisë, Rusisë dhe Bjellorusisë./Shqip.com