Rozë

Ana Kabashi hedh akuza ndaj produksionit të “Big Brother Vip Kosova”

Këngëtarja, Ana Kabashi ka disa javë që është eliminuar nga Big Brother.

Ajo që nga dalja shumë rrallë është paraqitur edhe në prime – duke lënë të nënkuptohet se marrëdhëniet nuk i kanë shumë të mira me produksionin.

Së fundmi, Arta ishte e ftuar në emisionin “Studio A” në ATV ku foli më shumë rreth eksperiencës së saj gjatë qëndrimit në shtëpi.

Këngëtarja ka ‘goditur’ produksionin e “Big Brother Vip Kosova” teksa ka thënë se qysh në fillim të spektaklit dihet se kush do të jetë fituesi i çmimit prej 200 mijë eurosh.

Se për kë e ka fjalën ajo nuk ka treguar, por tha se nuk është pishman që ka hyrë.

/Shqip.com