Rozë

Ana i drejtohet Shotës: Unë nuk i dhuroj shtëpisë “budallakina” si ti

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Shota gjatë Prime ka debatuar me Anën dhe Xhulin.

Shota, akuzoi Anën se “nuk po i jep asgjë shtëpisë”.

“E heshtur kam qenë shkaku i këmbës, për pak sa nuk kam rënë në depresion. Unë vazhdoj me i jep shumë shtëpisë, por nuk foli ‘llaga llaga’, budallakina nuk i jap shtëpisë”, ka thënë Ana.

“Me tregu fore me suxhuk unë a? Jo nuk bëj këto gjëra”, ka thënë ajo.

Pas debatit, Shota ka marrë gjithashtu një letër emocionuse nga nëna e saj, për të cilën ajo thoshte se e ka marrë shumë malli.

/Shqip.com