Rozë

Ana dhe Xhuli përplasën në darkën e të nominuarve

Ana dhe Xhuli janë dy nga banorët më të përfolura të Big Brother VIP Kosova.

Ato mbrëmë në darkën e të nominuarve janë përplasur në mes veti.

Ana ka thënë se Xhuli jo rrallë herë del kundra fjalëve të veta, ndërsa kjo e fundit duket të mos e ketë kuptuar edhe mirë, çka bëri që artistja nga Peja të acarohet pak.

“Kam dyshimet e mija tek Xhuli, për shumë tema që i flet, sepse veç i thotë në ajër dhe në momente të caktuara, del krejt kontra asaj që ka thënë, si të ishin fjalë të mësuara përmendësh, por nuk janë askund të bazuara”, ka thënë Ana për Xhulin.

Pas kësaj ka reaguar edhe Xhuli duke i thënë se ti tregojë për çka, madje i tha se ajo nuk ka qenë në jetën e saj për të ditur.

“Besoj më kupton se për çfarë e kam. Mos ma luaj ‘toshën’ se nuk je toshë’, e din shumë mirë se çfarë po flas”, ka shtuar Ana.

/Shqip.com