Lajme Botë

Amsterdami planifikon kufizim të turistëve

Amsterdami po tenton të krijoj një pako që parasheh kufizimin e turizmit të bezdisshëm.

Qyteti holandez këtë vit pret ‘mysafirin’ e tij të 18 miliontë ndërsa, po bëhet përpjekje që të kufizohet shifra e turizmit në 20 milionë.

Krahas kësaj, po thuhet se pirja e kanabisit duhet të ndalohet në rrugë nga festat e bezdisshme.

Shefi i ekonomisë së qytetit Sofjan Mbarki po thotë se duhet të bëhet ndalimi i shitjeve të kanabisit në lagjen e dritave të kuqe në fundjavë, nga ora 16:00, e ngjashme me një ndalim të shitjes së alkoolit i cili është vendosur më parë për të kufizuar bezdisjen.


Bezdisje e papëlqyeshme


Masat kanë për qëllim t’i dërgojnë botës një shenjë se Amsterdami nuk mirëpret netët me dre dhe turistët e bezdisshëm dhe se vendasit janë të vendosur të marrin përsëri qytetin e tyre.

Qyteti po konsideron gjithashtu rritjen e taksës turistike në orët e vona.

Kriminaliteti
Kryetarja e Bashkisë, Femke Halsema ka thënë se dëshiron t’i ndalojë turistët nga kafenetë.

Veç tjerash, zyrtarët po shohin gjithashtu në sheshimin e krimit të organizuar nga dyqanet turistike, kafenetë e kanabisit dhe dyqane të tjera fitimprurëse që synojnë vizitorët.


Mbarki thotë se po punon mbi një vizion afat-gjatë, me të gjitha palët e përfshira: vendasit, bizneset, ekspertët dhe shoqatat tregtare.

Sinjali

Këshilltari kristian demokrat Diederik Bumsma tha se ndalimi i pirjes së duhanit të kanabisit jashtë do të dërgonte një sinjal të rëndësishëm.

‘Ky është një hap i rëndësishëm drejt shkurajimit të përdorimit të drogës, për të hequr qafe statusin e Amsterdamit si një kryeqytet droge dhe për të rifituar qendrën e qytetit,’ i tha ai Dutch News.


/Shqip.com