Lajme

AMP për vdekjen e të riut në Tiranë: Ju ça qesja me drogë në stomak

Ilustrim

Gjatë ditë së djeshme ka vdekur një 32-vjecar në duart e Policisë së Shtetit në Tiranë.

Viktima ishte Lear Kurti i cili po shoqërohej në pasi ishte parë duke qëndruar para një biznesi privat për të cilin policia e kishte parë të nevojshme identifikimin e tij.

Por me të parë Policinë, Kurti ka ikur dhe pasi është kapur nga organët kompetente, ju është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Siç raporton Abcnews.al, sipas Prokurorisë dhe Agjencisë për Mbikëqyrje Policore, Mjekësia Ligjore në stomakun e të riut kishte gjetur qese plastike e cila dyshohet se ishte me lëndë narkotike.

Dyshohet se Kurti e kishte gëlltitur këtë masë pasi organet kompetente i kërkuan mjetet e identifikimit dhe ishin ne ndjekje të tij.

“Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore”, thuhet në njoftimin e AMP-së.

Sipas AMP-së, nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit të Kurtit.

/Shqip.com