Rozë

Amos Zaharia sherr me Dorin pas puthjeve me Oltën? Aktori zbulon të vërtetën

Amos dhe Olta ishim miq shumë të mirë gjatë kohës sa ishin brenda në Big Brother.

Ata kanë shkëmbyer edhe një puthje brenda e cila ka nxitur reagime të shumta nga fansat jashtë shtëpisë.

Ai ka thënë se dyshja janë miq shumë të mirë dhe nuk ka pasur diçka në mes tyre.

Amos Zaharia

“Unë dhe Olta njihemi që në shkollë, jemi miq te vjetër. Nuk ka, as nuk do të ketë kurrë asgjë mes nesh. Atje kishte kamera dhe është mesë e dukshme që gjithçka është mes miqsh”.

A është keqkuptuar ajo video nga bashkëshorti Oltës? Të ka telefonuar për tu sqaruar?

“Jo, nuk kam patur asnjë problem me Dorin. Nuk ka patur vend për keqkuptime nga asnjëra pale”.

/Shqip.com