Rozë

Amos bën deklaratën e rëndë për Luizin: Ishalla digjet…

Banorët në Big brother VIP Albania janë përballur më një sfidë.

Ata kanë improvizuar një dasmë, ku çifte ishin Luizi dhe Kiara.

Por ajo çfarë bie në sy gjatë kësaj dasme është se “grupi Olta”, apo përkrahësit e Oltës kanë qëndruar larg vendit ku po këndohej e vallëzohej.

Aktori u shpreh se lumturia e çiftit ka për të zgjatur vetëm për pak kohë e më pas do të kthehet çdo gjë normalitet, ndërsa Luizin e krahasoi me personazhin e mbretit tek filmi vizatimor Shrek.

Mirëpo, gjithashtu një deklaratë e rëndë është dëgjuar të thuhet nga Amosi.

Teksa Luizi po digjte shaminë e beqarit, ai është shprehur:

“Inshallah digjet i tëri dhe inshallah uji i asaj pishine është i mbushur me benzinë”.

/Shqip.com