Sport Ndërkombëtar

Amir Rrahmani – siguria e Napolit në repartin defanziv

Amir Rrahmani

Kalidou Koulibaly u largua nga “Diego Armando Maradona Stadium” – por mungesa e tij nuk po vërehet në fushën e gjelbër.

Nigeriani ishte lider në repartin defanziv – për tetë vite – por tashmë Napoli e ka gjetur zëvendësuesin e tij: Amir Rrahmani.

Qëndërmbrojtësi shëiptar po zhvillon një sezon fenomenal nën urdhërat e Luciano Spallettit.

Rrahmani është ndër arsyet kryesore – pese napoletanët kanë pranuar vetëm pesë gola – në këtë sezon të Series A.

Ai ka zhvilluar gjashë ndeshje – dhe në asnjëren nuk i ka munguar shkëlqimi.

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës ishte solid edhe ndaj Milanit – duke e ndihmuar skuadrën e tij ta merr kreun e tabelës.

Për Amirin – ky është sezoni i tretë me fanellën e Napolit – teksa i katërti në total – në Serie a.

Ai ka kontratë valide me “Gli Azzurri” deri në vitin 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 25 milionë euro./Shqip.com