Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi
Publikuar:
(22.12.2022 20:59:52)

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani është rikther nga lëndimi, dhe së fundmi ai ka zhvilluar stërvitjen e plotë me skuadrën e Napolit.
Kapiteni i Kosovës iahre jashtë fushave që nga muaji tetor, pasi pësoi një dëmtim në tendinë në ndeshjen kundë Cremoneses.
Rrahmani kishte paraqitje të mira në fillim të sezonit duke u bërë mbrojtësi më i besuar i trajnerit Luciano Spaleti.
28 vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Interit, e cila zhvillohet me 4 janar të vitit të ardhshëm.
/Shqip.com