Sport Shqiptar

Amir Rrahmani – pjesë e formacionit të javës në Serie A

Amir Rrahmani

Pozita e titullarit tashmë është bërë rutinë për të.

Amir Rrahmani po e kalon një sezonë të ëndrrave në Serie A – me Napolin.

Kapiteni i Përfaqësuses së Kosovës është pjesë e formacionit më të mirë të javës në elitën e futbollit italian.

Rrahmani kishte një parqitje fenomenale kundër Milanit – duke qenë një ndër arsyet kryesore pse skuadra e tij shënoi fitore.

Ai u shpall “Man of the Match” – një dëshmi tjetër e paraqitjes fenomenale që e pati në fushën e gjelbër.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti që thotë "Team of the week Round 18 8.4 S.Kiyine 8.3 G.Deuleu H. Çalhanoğlu 8.4 J. Makengo 8.5 Alberto Torreira 7.8 J. Toljan 7.7 S. Luperto 7.7 A. Rrahmani 7.7 D. D'Ambrosio ROMA ROMA 7.7 R. Patrício Published: 20 Dec"
Formacioni i javës – në Serie A.

Ani pse përballë vetes për 90-të minuta e pati Zlatan Ibrahimovicin, Amiri nuk u “gjunjëzua”, duke mos e lënë të vërehet mungesa e Kalidou Koulibaly.

Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalleti tha ndër të tjera se “Jesus dhe Rrahmani ishin kolos në mbrojtje”.

27 vjeçari ka zhvilluar gjithsej 15 paraqitje në Serie A – në këtë kampionat, ndërsa është autor i dy golave.

Amir Rrahmani su Instagram celebra il trionfo sul Milan: "Da Milano con  amore"
Rrahmani – gjatë ndeshjes kundër Milanit

I rregullt ka qenë është në Europaligë – ku ka djersitur fanelën pesë herë, ndërsa interesante do jetë përballja ndaj Barcelonës – në raundin e parë me eleminim direkt.

Paraqitjet e mira, kanë bërë që edhe vlera e tij në tregun e transferimeve të rritet.

Sipas “Transfermarket” kartoni i tij kushton 16-të milionë euro.

Qendërmbrojtësi u bashkua me napoletanët në vitin 2020 – kurse në të kaluarën kishte luajtiur për Veronën./Shqip.com