Amir Rrahmani – pjesë e formacionit të javës në Serie A

Pozita e titullarit tashmë është bërë rutinë për të.
Amir Rrahmani po e kalon një sezonë të ëndrrave në Serie A – me Napolin.
Kapiteni i Përfaqësuses së Kosovës është pjesë e formacionit më të mirë të javës në elitën e futbollit italian.
Rrahmani kishte një parqitje fenomenale kundër Milanit – duke qenë një ndër arsyet kryesore pse skuadra e tij shënoi fitore.
Ai u shpall “Man of the Match” – një dëshmi tjetër e paraqitjes fenomenale që e pati në fushën e gjelbër.

Ani pse përballë vetes për 90-të minuta e pati Zlatan Ibrahimovicin, Amiri nuk u “gjunjëzua”, duke mos e lënë të vërehet mungesa e Kalidou Koulibaly.
Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalleti tha ndër të tjera se “Jesus dhe Rrahmani ishin kolos në mbrojtje”.
27 vjeçari ka zhvilluar gjithsej 15 paraqitje në Serie A – në këtë kampionat, ndërsa është autor i dy golave.

I rregullt ka qenë është në Europaligë – ku ka djersitur fanelën pesë herë, ndërsa interesante do jetë përballja ndaj Barcelonës – në raundin e parë me eleminim direkt.
Paraqitjet e mira, kanë bërë që edhe vlera e tij në tregun e transferimeve të rritet.
Sipas “Transfermarket” kartoni i tij kushton 16-të milionë euro.
Qendërmbrojtësi u bashkua me napoletanët në vitin 2020 – kurse në të kaluarën kishte luajtiur për Veronën./Shqip.com