Sport Ndërkombëtar

Amir Rrahmani në stol, Manolas rikthehet në formacionin startues

Amir Rrahmani

Napoli ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Legia Warszawa.

Në këtë takim, Luciano Spalletti ka vendosur që Amir Rrahmanin ta lë në bankën rezervë, shkruan Shqip.com.

Në vend të mbrojtësit nga Kosova, nga minuta e parë do të luajë Kostas Manolas.

Qendërmbrojtësi grek, tashmë ka lënë lëndimin prapra krahëve dhe duket që e ka fituar besimin e trajnerit Italian përsëri.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "STARTING XI STA 22 DI LORENZO 1MERET 44 MANOLAS 26 KOULIBALY 5 JUAN JESUS 99 ANGUISSA DEMME 7 ELMAS 11 LOZANO 14 MERTENS 24 INSIGNE SUBS OSPINA, FABIAN. LOBOTK RRAHMANI. OSIMHEN, PETAGNA,POL"
Formacioni startues i Napolit

Ndërsa, së bashku me Manolas, do luajë Koulibaly, që është lider në repartin e mbrojtjes së tyre.

Napoletanët janë në krizë të rezultateve në këtë kompeticion dhe sonte do kërkojnë fitoren e parë.

Ata janë në vendin e fundit të Grupit C, me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Legia është lidere – me gjashtë pikë./Shqip.com