Sport Shqiptar

Amir Rrahmani: Kurrë nuk kam dyshuar në veten time

Amir Rrahmani

Sezonën e kaluar, shumicën e ndeshjeve i shikoi nga stoli, por tashmë skenari ka ndryshuar.

Qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani është shndërruar në startues të padiskutueshëm te skuadra italiane, e cila është lidere në Serie A, shkruan Shqip.com.

Në një intervistë për mediat italiane, ai ka thënë se ishte duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, por kurrë nuk ka dyshuar në aftësitë e tij.

“Vështirësitë që kisha në fillim? Nuk ishte e lehtë pasi nuk luajta gjashtë muaj, por kurrë s’kam dyshuar në veten time, në cilësitë e mia. Kam punuar shumë dhe besoj se kam bërë mirë në takimet e fundit”, tha ai fillimisht.

Official SSC Napoli on Twitter: "⏱ 49' | FULL TIME ⏹ ⚽ Napoli - L'Aquila  11-0 💙 #ForzaNapoliSempre… "
Amir Rrahmani

27 vjeçari, foli edhe për formën nëpër të cilën po kalon Napoli dhe për gjasat që kanë për të dalë kampion.

“Scudetto? Është shumë herët për të folur për Scudetton, kanë kaluar vetëm 11 ndeshje, por siç thashë edhe më parë duhet të futemi mirë në çdo ndeshje, tani do të jetë gjithnjë e më e vështirë”, u shpreh kapiteni i Përfaqësuses së Kosovës.

Për fund, numri 13-të i napoletanëve tha se është krenar që po luan me Koulibalyn, pasi sipas tij, ai është mbrojtësi më i mirë në botë.

Që nga ardhja e Luciano Spalletti-t në krye, skuadra italiane është duke kaluar formë fenomenale në Serie A, ku ende nuk dinë për humbje.

Pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara, ata janë lider në Itali, me 28 pikë, njëjtë sa ka edhe Milani, por me golaverazh më të mirë./Shqip.com